Organe dhe trupa

Këshilli Drejtues i QAPT

Këshilli Drejtues i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim-Shkup, në pajtueshmëri me Ligjin për arsim profesional dhe trajnim (“Gazeta Zyrtare e R. së Maqedonisë “ numër 71/06, 117/08, 148/09 dhe 17/11) është i përbërë prej nëntë anëtarëve të emëruar me vendim të Qeverisë së R. së Maqedonisë me nr. 24-4404/1 më 03.08.2017, edhe atë:
    në përbërje
  • Elena Aleksevska Mihajlloviq, Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
  • Mirjana Aleksevska, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale;
  • Bllagoj Hristov, Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë;
  • Dushica Perishiq, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale;
  • Danella Arsovska, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë;
  • Albion Sulemani, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim;
  • Branko Aleksovski, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe
  • Zoran Jovçevski, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim.
    Për kryetar të Këshillit Drejtues është zgjedhur Elena Aleksevska Mihajlloviq, ndërsa për zëvendëskryetar, Dushica Perishiq.
 
    Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjat 5 vjet. 
 
 
    KOMPETENCAT
 
    Në pajtim me Ligjin për arsim profesional dhe trajnim (“ Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë” nr. 71/06, 117/08, 148/09 dhe 17/11) dhe Statuti i Qendrës, kompetencat e Këshillit Drejtues, janë: 
 
  • nxjerr Statutin e Qendrës;
  • nxjerr Rregulloren për punë të Këshillit Drejtues;
  • nxjerr Rregulloren për organizim të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Qendër dhe rregulloren për llogaritjen e rrogave dhe pagesave tjera për punonjësit e Qendrës.;
  • publikon shpallje publike për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtor dhe bën përzgjedhjen kandidatëve të paraqitur në pajtim me ligjin;
  • realizon intervistë me kandidatët e paraqitur për drejtor dhe zëvendësdrejtor dhe bën përzgjedhjen nga kandidatët e paraqitur në pajtim me ligjin;
  • bën shkarkimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Qendrës;
  • nxjerr akte të përgjithshme në funksion të përmirësimit të punës së Qendrës;
  • miraton programin vjetor për punë dhe raportin për punë;
  • miraton planin vjetor financiar dhe planin e furnizimeve publike, me propozim të drejtorit;
  • vendos për çështjet nga puna materiale dhe financiare në përputhshmëri me ligjin;
  • propozon planin vjetor financiar dhe llogarinë përfundimtare deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë;
  • vendos, në shkallë të dytë, për ankesat e vendimeve të drejtorit të Qendrës dhe vendimeve të trupave dhe të komisioneve tjera;
  • • bën ushtrimin e punëve tjera të patjetërsueshme për funksionimin e Qendrës në pajtueshmëri me dispozitat pozitive ligjore dhe statutin e Qendrës.  

 

Këshilli i QAPT-it

Këshilli për arsim profesional dhe trajnim është themeluar nga Qeveria e R. së Maqedonisë me vendim numër 24-4409/1 më 03.08.2017. 
 
    Në pajtim me vendimin, për anëtarë të Këshillit, emërohen:
  • Natasha Jankovska, Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
  • Rejhan Sadiku, Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
  • Tanja Taneska Lazarevska, Ministria e Financave;
  • Fatmire Hoxha, Ministria e Ekonomisë;
  • Tatjana Tasevska, Byroja për Zhvillimin e Arsimit;
  • Daniella Belimova, Agjencia për Punësim;
  • Ubavka Isijanovska, SAShK;
  • Gjorgji Petrushev, Oda Ekonomike e Maqedonisë ;
  • Stefan Mançevski, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë;
  • Ardita Dema Mehmeti, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ;
  • Maja Papatolevska, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale .
    Për kryetar të Këshillit është zgjedhur Natasha Jankovska, ndërsa për zëvendëskryetar Ardita Dema Mehmeti.

 

    KOMPETENCAT

     Në pajtim me Ligjin për arsim profesional dhe trajnim ( „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.71/06 dhe 117/08) kompetencat e Këshillit, janë:
  • jep mendim për strategjinë dhe zhvillimin e arsimit profesional dhe trajnimit;
  • i propozon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (në tekstin e mëposhtëm: Ministrisë), ndryshime dhe plotësime të listës së standardeve të profesioneve për arsim profesional dhe trajnim;
  • i propozon Ministrisë kualifikime nacionale dhe standarde të profesioneve;
  • në bashkëpunim me komunat deri te Ministria paraqet propozim për zhvillim të rrjetit të institucioneve për arsim profesional dhe trajnim,
  • jep mendim për standardet e profesioneve deri te Ministria, dhe
  • jep mendim për standardet e profileve arsimore dhe standardet e profesioneve deri te Ministria.