Këshilli Drejtues i QAPT
Këshilli Drejtues i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim-Shkup, në pajtueshmëri me Ligjin për arsim profesional dhe trajnim (“Gazeta Zyrtare e R. së Maqedonisë “ numër 71/06, 117/08, 148/09 dhe 17/11) është i përbërë prej nëntë anëtarëve të emëruar me vendim të Qeverisë së R. së Maqedonisë me nr. 14-6195/5 më 04.10.2022, edhe atë:
në përbërje
- Lidija Mihajlovska, Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
- Aneta Atanasovska, Oda e zejtarëve të Maqedonisë;
- Irena Nikolov, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale;
- Vladimir Gramatikov, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë;
- Dragica Mitrevska Isailovska, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale;
- Elizabeta Jovanovska Radanoviq, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim.
- Seadet Jusufi, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim.
- Albion Sulemani, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim;
- Çedomir Dimovski, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim.
Për kryetar të Këshillit Drejtues është zgjedhur Lidija Mihajlovska, ndërsa për zëvendëskryetar, Aneta Atanasovska.
Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjat 5 vjet.
KOMPETENCAT
Në pajtim me Ligjin për arsim profesional dhe trajnim (“ Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë” nr. 71/06, 117/08, 148/09 dhe 17/11) dhe Statuti i Qendrës, kompetencat e Këshillit Drejtues, janë:
- nxjerr Statutin e Qendrës;
- nxjerr Rregulloren për punë të Këshillit Drejtues;
- nxjerr Rregulloren për organizim të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Qendër dhe rregulloren për llogaritjen e rrogave dhe pagesave tjera për punonjësit e Qendrës.;
- publikon shpallje publike për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtor dhe bën përzgjedhjen kandidatëve të paraqitur në pajtim me ligjin;
- realizon intervistë me kandidatët e paraqitur për drejtor dhe zëvendësdrejtor dhe bën përzgjedhjen nga kandidatët e paraqitur në pajtim me ligjin;
- bën shkarkimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Qendrës;
- nxjerr akte të përgjithshme në funksion të përmirësimit të punës së Qendrës;
- miraton programin vjetor për punë dhe raportin për punë;
- miraton planin vjetor financiar dhe planin e furnizimeve publike, me propozim të drejtorit;
- vendos për çështjet nga puna materiale dhe financiare në përputhshmëri me ligjin;
- propozon planin vjetor financiar dhe llogarinë përfundimtare deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë;
- vendos, në shkallë të dytë, për ankesat e vendimeve të drejtorit të Qendrës dhe vendimeve të trupave dhe të komisioneve tjera;
- • bën ushtrimin e punëve tjera të patjetërsueshme për funksionimin e Qendrës në pajtueshmëri me dispozitat pozitive ligjore dhe statutin e Qendrës.
Këshilli i QAPT-it
Këshilli për arsim profesional dhe trajnim është themeluar nga Qeveria e R. së Maqedonisë me vendim numër 24-4409/1 më 03.08.2017.
Në pajtim me vendimin, për anëtarë të Këshillit, emërohen:
- Natasha Jankovska, Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
- Rejhan Sadiku, Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
- Tanja Taneska Lazarevska, Ministria e Financave;
- Fatmire Hoxha, Ministria e Ekonomisë;
- Tatjana Tasevska, Byroja për Zhvillimin e Arsimit;
- Daniella Belimova, Agjencia për Punësim;
- Ubavka Isijanovska, SAShK;
- Gjorgji Petrushev, Oda Ekonomike e Maqedonisë ;
- Stefan Mançevski, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë;
- Ardita Dema Mehmeti, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ;
- Maja Papatolevska, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale .
Për kryetar të Këshillit është zgjedhur Natasha Jankovska, ndërsa për zëvendëskryetar Ardita Dema Mehmeti.
KOMPETENCAT
Në pajtim me Ligjin për arsim profesional dhe trajnim ( „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.71/06 dhe 117/08) kompetencat e Këshillit, janë:
- jep mendim për strategjinë dhe zhvillimin e arsimit profesional dhe trajnimit;
- i propozon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (në tekstin e mëposhtëm: Ministrisë), ndryshime dhe plotësime të listës së standardeve të profesioneve për arsim profesional dhe trajnim;
- i propozon Ministrisë kualifikime nacionale dhe standarde të profesioneve;
- në bashkëpunim me komunat deri te Ministria paraqet propozim për zhvillim të rrjetit të institucioneve për arsim profesional dhe trajnim,
- jep mendim për standardet e profesioneve deri te Ministria, dhe
- jep mendim për standardet e profileve arsimore dhe standardet e profesioneve deri te Ministria.