Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim (në tekstin e mëposhtëm: Qendra), është institucion publik profesional që siguron përkrahje dhe zhvillim të arsimit profesional dhe të gjitha subjekteve të interesuara për arsimin profesional në R. e Maqedonisë (partnerëve socialë, institucioneve arsimore, nxënësve, mësimdhënësve, etj).
Misioni i Qendrës është që të sigurojë arsim cilësor profesional dhe trajnim që do t’ju përgjigjen kërkesave të tregut të punës, të kontribuojë në rritjen e shkallës së punësimit të të rinjve dhe të përmirësojë efektin e konkurrencës së biznesit.
Qendra, misionin do ta realizojë duke krijuar premisa për vendosjen e sistemit fleksibil të arsimit profesional dhe të filozofisë së arsimit të përjetshëm, që nënkupton:
• përfaqësim i plotë dhe i vazhdueshëm i arsimit profesional të të gjithë personave në shoqëri;
• arsim, në kushte dhe në mënyrë, ku në masë të madhe përputhen me kërkesat reale dhe mundësitë e atyre që mësojnë dhe janë në përputhshmëri me mundësitë dhe kërkesat e mjedisit lokal;
• zgjerimi i mundësive për mësim nëpërmjet pluralizmit institucional, programor dhe organizativ në realizimin e arsimit dhe lidhshmëria e arsimit formal me atë jo formal;
• sigurimi i cilësisë dhe profesionalizmit në realizimin e arsimit profesional që nënkupton verifikim shoqëror të standardeve dhe për programet dhe për institucionet.
Qendra, misionin e vet do ta realizojë nëpërmjet:
– sigurimit të cilësisë në arsimin e mesëm, përcjelljen permanente dhe evoluimin e rezultateve të nxënësve, mësimdhënësve dhe shkollave;
– sigurimin e lëvizjes më të mirë vertikale dhe horizontale të nxënësve në sistemin e arsimit të mesëm dhe zhvillimin e tyre të mëtejmë;
– plotësimin e kërkesave në rritjen ekonomike në aspektin e aftësimit të kuadrove për përfitimin e kompetencave të reja (diturive, shkathtësive, aftësive);
– lidhshmërinë cilësore ndërmjet arsimit dhe tregut të punës dhe krijimin e lidhjeve më fleksibile;
– përvetësimin e vazhdueshëm dhe rinovimin e standardeve të profesioneve dhe programeve arsimore;
– aplikimin e programeve të reja arsimore;
– përmbushjen e ekuilibrit ndërmjet arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional;
– sigurimin e kushteve për marrjen e diplomave dhe certifikatave për kualifikime që janë në përputhje me standardet evropiane;
– zhvillimin e sistemit të standardeve të profesioneve, standardeve arsimore, standardeve për institucionet dhe mësimdhënësit;
– realizimin dhe përputhshmërinë e rrjetit të shkollave të mesme profesionale me kërkesat e ekonomisë, tregut të punës dhe politikës së punësimit;
– sigurimin e burimeve të ndryshme për financimin e arsimit profesional dhe tjera.