Veprimtaria

Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim është themeluar me vendim të Qeverisë së R. së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare – R. e Maqedonisë” numër 87/06), si institucion publik ku duhet të përputhen dhe integrohen interesat publike dhe interesat e partnerëve socialë në arsimin profesional dhe trajnim në R.M si dhe të bëjë koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në fushën e arsimit profesional dhe trajnim (neni 31 nga Ligji për arsim profesional dhe trajnim “Gazeta Zyrtare – R. së Maqedonisë” numër 71/06 dhe 117/08).
Në bazë të nenit 32 nga Ligji i lartpërmendur, Qendra kryen punë profesionale nga fusha e përcjelljes, vlerësimit, avancimit, hulumtimit dhe zhvillimit të arsimit profesional dhe trajnimit, si dhe punë tjera në pajtueshmëri me Ligjin, aktit për themelim dhe statutin.

Qendra, kryesisht i kryen këto punë profesionale, si në vijim:
– analizë dhe studim të sistemeve arsimore, posaçërisht të sistemeve për arsim profesional;
– analizë dhe studim të strukturës së sistemit tonë për arsim profesional dhe niveleve të ndryshme të arsimit profesional;
– projektim të zgjidhjeve të reja sistemore dhe konceptuare për nivele dhe lloje të ndryshme nga arsimi profesional;
– inovacione në komponentët ekzistuese arsimore dhe propozime të zgjidhjeve të reja (programore, proceseve, organizuese, teknologjike, kuadrove, normativave, dhe ngjashëm);
– hulumtime të trendëve zhvillimore në arsimin profesional;
– hulumtim të tregut të krahut të punës;
– përgatitje, përcjellje dhe zhvillim të standardit të profesionit;
– zhvillim të kornizës nacionale të kualifikimeve profesionale;
– zhvillim të standardeve arsimore (profileve arsimore, plan-programeve arsimore);
– përkrahje të partneritetit social në të gjitha nivelet dhe fazat e planifikimit, zhvillimit dhe realizimit të arsimit profesional;
– përcjella e realizimit të plan-programeve arsimore;
– trajnimi i arsimtarëve nga lëndët profesionale;
– rekomandimi dhe instruktimi ndaj arsimtarëve;
– bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare dhe tjera.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës jep pëlqimin për Programin vjetor për punë dhe Statutin e Qendrës.

Mjetet për realizimin e veprimtarisë së Qendrës sigurohen nga Buxheti i R. së Maqedonisë dhe të ardhurat personale nga shërbimet e dhëna.(neni 38 nga Ligji për arsim profesional dhe trajnim).